Supe kremoze  me patate
Supe kremoze me patate

Supe kremoze me patate

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

2 purri, vegetë sipas shijes, 2 kube erëza perimesh, 4 lugë gjelle me vaj, kopër (erëz gatimi), 8 patate, 1 shmand, 100gr kaqkavall te grirë, 1.5 litër ujë

Pregaditja e recetës :

Në një enë për zierje vendosim vajin, purrinin, erëzat dhe vegetën dhe i përziejmë së bashku deri sa të fërgohet purrini.

Ia shtojmë ujin dhe patatet e ndara në copëza.

Pasi që të zihen patatet, i bluajm me blender (mikser per bluarje).

Shmandein e tundim me lugë dhe e shtojmë tek gjella, pastaj kaqkavallin e grirë e shtojmë duke e përzier pa ndërprerë deri sa ta shohim që është shkrirë i tëri dhe së fundmi ia shtojmë ca kopër sa për shije.

Ju bëftë mirë në qoftë se e përgaditni!


Fjalet kyqe : supa  supe  kremoze  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me forma nga Bardha Hoxha
Embelsire ruse
Pogaqe mufins te shpejta