Torte me puding nga qershiat nga tegatuajm
Torte me puding nga qershiat nga tegatuajm

Torte me puding nga qershiat nga tegatuajm

Kuzhint.com

Perberesit per pandispanjen:

4 Veze, 3 Gota te qajit sheqer, 1 Gote qaji uje te thjesht, 1 Gote qaji vaj, 3 Luge gjelle kakao, 3 Gota qaji miellë, 1 Pako sheqer vanille, 1 Pako pecive

Perberesit per pudingun:

800-900 ml Qumesht, 2 Pako pluhur pudinge me shije vanille, 4 Luge gjelle sheqer

Perberesit per kremin me qershia:

680 ml Kompot qershiave, 2 Tortenguss ose 25 gr niseshte.

Perberes shtese:

Nje gote qumeshte,

Kokos100-150 gr,

Margarine.

Pergaditja:

Marrim nje tepsi te rrumbullaket qe ju largohet rrethi.

Rrahim se pari vezet pastaj shtojme sheqerin si dhe vajin e ujin.

Pastaj kakaon dhe perbersite e tjere te mbetur ia shtojm kremit nga vezet.

Te piqet ne temperatur 180 Grad.

Pasi te jete pjekur ashtu te nxeht ia derdhim ne gjithe siperfaqen e pandispanjes nje gote uji qumesht.

Pastaj e lem te ftohet torta.

Kullojme qershiat ndersa lengun e tyre e qesim ne tenxhere e perzime me niseshten duke ia shtuar edhe 100 ml uje.

E vendosim mbi zjarre te vloje (te perzihet vazhdimisht masa, )deri sa te trashet masa pastaj ia shtojme edhe qershiat dhe e largojme nga zjarri. (nese nuk eshte trashur akoma treteni edhe pak niseshte me uje pastaj hedheni ne tenxhere dhe perzini vazhdimisht kremin).

E lem pak te ftohet pastaj e hedhim siper pandispanjes duke e mbuluar tere siperfaqen e saj.

E vendosim ne frigorifer per pak minuta deri sa te forcohet kremi.

Pudingun e pergadisim me perberesit e larteshenuar sipas udhezimeve qe shenojne ne pako pastaj e largojme nga zjarri dhe ia shtojme 100-150 gr margarine dhe e rrahim me mikser deri sa te shkrihet margarini.

Pudingu duhet te jete i trashe.

Pasi te ftohet pak e hedhim siper kremit me qershia.

E dekorojme siper me kokos.

Pasi te ftohet torta mire atehere ju largohet rrethi.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  puding  qershiat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keshkyl
Si të kuroni dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie?
Tarator