
Keshkyl
Kuzhint.comPersona : 10 Koha e Përg. : 15m Koha e Pjekjes : 25m Gati për : 40m
Përbërësit : 4 gota uji qumësht 1 gotë uji sheqer 1 filxhan kafeje bajame 1 filxhan kafeje miell orizi 1 lugë gjelle niseshte 1 majë luge kripë
Për sipër: Fistiqe ose stika pishe të shtypura
Përgatitja : Bajamet i lemë për disa minuta në ujë në zier.
Pastaj i heqim dhe i zhveshin nga lëkurët.
Bajamet e qëruara i shtypim me shtypësen e hudhrave derisa të bëhen si brumë.
Qumështin e hedhim në një tenxhere dhe vendosim mbi zjarr të mesëm që të ziejë.
Shtojmë sheqerin dhe gjysmën e bajameve të shtypura dhe i përziejmë.
Miellin e orizit dhe niseshten i tresim veçmas me një filxhan çaji ujë.
Pastaj e hedhim ngadalë në qumështin që po zien.
Ndërkohë qumështin e përziejmë me lugë druri që të mos formohen topa.
Vazhdojmë ta përziejmë për rreth 20 minuta.
Kur të fillojë të marrë trajtën e peltes, i shtojmë dhe pjesën tjetër të bajameve.
E përziejmë dhe për 1-2 minuta dhe pastaj e heqim nga zjarri dhe e hedhim në tasa.
Sipër i hedhim fistiqe ose stika pishe të shtypura.
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Ja disa ushqime qe forcojne imunitetin

Eklera gatuar nga Kadire Hashani
