Torte me kafe  turke
Torte me kafe turke

Torte me kafe turke

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

Për brumë perbersit;, 3 vezë, 150 g sheqer, 50 ml vaj, 100 ml qumësht, 100 g çokollatë, 70 g miell, 1 qese bakin, 100 g lajthi të bluara, , Për krem:, 400 ml qumësht, 1 qese buding kakao, 100g çokollatë, 50 ml kafe të forte turke, 250 g gjalpë, , Për dekorë:, 20 g gjalpë, 100 g çokollatë

Pregaditja e recetës :

Vezët dhe sheqeri miksohen, bëhet shkumë, shtohen vaji, qumështi, çokollata e shkrirë, mielli i përzier me bakin dhe lajthi.

Të gjitha përzihen mirë dhe kjo masë pastaj nxirret në tepsi të lyer me vaj dhe të përmiellur, të madhësisë 22 x 36 cm dhe piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C, për 35-40 minuta.

Pluhuri i budingut përzihet me 3-4 lugë sheqer.

Nga qumështi i ftohtë (400 ml) merren 6 lugë dhe përzihen mirë me masën e budingut dhe sheqerit.

Pjesa tjetër e qumështit zihet, tërhiqet nga zjarri, shtohet pluhuri i budingut dhe, duke e përzier, zien 1- 2 minuta.

Në budingun e nxehtë qitet çokollata e shkrirë dhe kafeja.

Kjo masë nxirret në një enë të thellë, mbulohet me foli të tejdukshme dhe lihet të ftohet.

Gjalpi përpunohet si shkumë, i shtohet budingu i ftohur.

Të gjitha përzihen mirë dhe nxirren mbi biskotën e ftohur.

Për glazurë: gjalpi vlon, hiqet nga zjarri, i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihen derisa të fitohet një strukturë e lëmuar.

Ëmbëlsira ftohet mirë, e pastaj lyhet sipër me glazurën e çokollatës.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  kafe  turke  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Oriz me bizele
Kanellë dhe xhenxhefil, për të humbur peshë
Embelsir me nutella