
Torte E Shpejte
Kuzhint.comPërbërësit: 200gr miell 2 vezë 200gr arra 200gr sheqer 2-3 lugë marmelatë kajsie 200gr qokollatë për gatim 1 limon 50gr gjalpë 1 pako aditiv për brumë 200ml qumësht Përgatitja: I thyejmë vezët në nje enën për përzierje, pastaj e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri.
I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në enë. Shtojmë pak qumësht.
E shtojmë miellin e përzier pandërprerë me lugë, e shtojmë qumështin e mbetur.
Në anën e shpeshtë të rendes, në enë e grijmë lëvozhgën e limonit. Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për tortë.
E rrafshojmë sipërfaqen e brumit dhe kallëpin e vëmë në furrë.
Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë. Me thikë i lirojmë skajet e tortës nga kallëpi dhe e largojmë pjesën anësore të kallëpit.
Tortën e lyejmë me marmelatë. E thyejmë qokollatën dhe e shkrijmë mbi avull, duke e shtuar gjalpin e mbetur. Me qokollatën e shkrirë e lyejmë tërë tortën.
Sipas dëshirës sipër tortës mund të hedhim sheqer pluhur.
Fjalet kyqe : embelsira torte shpejte
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Pogaçe me rende dhe me djathe

Embelsire me çokollade nga Kaltrina Berisha
