
Si ti rrisni flokët me Hithër si dhe efektet kuruese të saj
Kuzhint.comMe lëngun e hidhrës mund të bëni mrekulli për shëndetin tuaj duke patur efekte positive te personat të sëmurë me reumatizëm, diare etj.
Kjo bimë është shumë e pasur me vitaminat A,
C dhe K.
Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve.
Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme.
Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar.
Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.
Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.
Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.
Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.
Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.
-Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
-Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
-Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.
-Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë.
Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë
Fjalet kyqe : keshilla rrisni floket hither efektet kuruese
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte me banane

Torte me jogurt dhe portokaj
