Puding me dy ngjyra
Puding me dy ngjyra

Puding me dy ngjyra

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 200 g luleshtrydhe pylli
  • 20 g xhelatinë fletë
  • 3 kivi
  • lëng limoni i freskët
  • liker
  • pjeshke
  • nenexhik i freskët
  • 400 g pjeshkë
  • 250 g sheqer

Përgatitja:

Njomni xhelatinën në ujë të ftohtë.

Zieni 2 dl ujë me 200 g sheqer.

Shuani zjarrin, shtojini xhelatinën e shtrydhur, përziejeni dhe lëreni të ftohet.

2.

Grini në mikser luleshtrydhet e lara e të pastruara dhe veçmas edhe pjeshkët e qëruara.

Aromatizoni me një lugë liker pjeshke, bashkoni gjysmën e xhelatinës me luleshtrydhet e grira në mikser, përziejini mirë dhe hidheni përzierjen në 4 forma pudingu.

Futini në frigorifer që të trashet lëngu.

Përziejini pjeshkët e grira në mikser me gjysmën tjetër të xhelatinës dhe sapo të jetë mpiksur pudingu me luleshtrydheve në frigorifer, hidhjani sipër këtë me pjeshkë. Futeni sërish në frigorifer derisa të trashet edhe kjo e dyta.

Për të paktën 5 orë.

Në momentin e të shërbyerit, grini në mikser tulin e 2 kivi me gjithë lëngun e limonit dhe sheqerin e mbetur.

Përmbysni format mbi pjata ëmbëlsirashdhe hidhni sipër pudingut salcën e kivit.

Dekoroni me gjethe nenexhiku dhe copa kivi dhe shërbejeni menjëherë.


Fjalet kyqe : embelsira  puding  ngjyra  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tave me patellxhan dhe mishe pule
Pulë me perime ne furrë
Embelsir me kafe