Mish pule me kunguj të vegjël
Kuzhint.comNevojiten:
1 pulë e ndarë në pjesë,
2-3 qepë të freskëta të prera,
3 domate të grira,
1/2 filxhan çaji me vaj ulliri,
1 lugë të vogël borzilok të thatë,
1 lugë të vogël me rigon,
Përgatitja:
Pastrojmë dhe lajmë kungujt dhe i presim në feta të rrumbullakta.
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim pak copat e pulës. qepët dhe kungujt e prerë derisa të zbuten.
I vendosim copat e kungullit në një pjatelë.
Hedhim në tenxhere domatet. borzilokun, rigonin, piperin dhe kripën.
I trazojmë dhe hedhim 3 gota ujë dhe e lëmë mishin e pulës të ziejë ngadalë në një temperaturë mesatare për 1 orë.
Përpara se ta heqim gjellën nga zjarri, shtojmë edhe copat e kungujve dhe i lëmë të ziejnë për 10-15 minuta.
Shënim: Nëse kungujt janë shumë të vegjël, nuk është e nevojshme t’i presim në feta por thjesht i çajmë pak me thikë në disa vende.
Fjalet kyqe : gjellera mish pule kunguj vegjel