Speca turshi me vaj, uthull dhe hudhër
Speca turshi me vaj, uthull dhe hudhër

Speca turshi me vaj, uthull dhe hudhër

Kuzhint.com

Përbërësit: 10 kg speca 2L ujë 0. 5 L vaj 0. 5 L uthull 300 gr krip 1 filgjan kafeje sheqer 10 thelba hudhër 10 karota 2 tuba majdanoz Udhëzimet: Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min.

Pastaj i nxjerim nga furra, i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak.

Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse.

Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën, vajin, uthullën dhe sheqerin, kështuqë lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat. Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz.

Kohë pas kohe ua hedhim nga një filgjan nga presolli i vluar.

Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë.

Mundesuar nga Bleje edheTI


Fjalet kyqe : turshi  speca  uthull  hudher  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kapreze me patëllxhanë
Byrek i embel me qumesht
Ëmbelsirë me ananas