Kek me kokos
Kek me kokos

Kek me kokos

Kuzhint.com

Përbërësit për shtresat me çokollatë:

4 vezë,

230 gr miell,

165 gr gjalpë i butë

165 gr sheqer,

100 ml qumësht,

1 pecivë,

35 gr kakao.

Përbërësit për shtresën e kokosit:

100 ml panna,

150 kokos,

1 e bardhë vezë.

Përgatitja e bazës me çokollatë:

Në një tas të madh do të përziejmë mirë gjalpin me sheqerin, do të shtojmë 4 të verdhat e vezëve dhe do të vazhdojmë t’i përziejmë akoma.

Shtojmë qumështin, miellin, pecivën dhe kakaon.

Në një tas tjetër do të kalojmë më mikser 4 të bardhat e vezëve.

Këto të fundit do t’i shtojmë me shumë kujdes tek tasi tjetër ku kemi bërë përzierjen.

Përgatitja e shtresës me arrë kokosi:

Përziejnë në mikser të bardhën e vezës, shtojmë sheqerin, arrën e kokosit dhe panën.

I përziejmë mirë.

Do të lyejmë tavën me pak gjalpë dhe pak miell.

Do të hedhim në të gjysmën e brumit të parë me çokollatë, shtojmë brumin me arrë kokosi dhe përsëri do të shtojmë atë me çokollatë.

Piqet në furrë me 190 gradë C për 45-50 minuta.

Kur të piqet, e lëmë të ftohet dhe e spërkasim me sheqer pluhur.


Fjalet kyqe : embelsira  kokos  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Revani me veze fshati dhe lenge portokalli
Gullash me gjele deti dhe oriz
Keksa per caj