Revani me veze fshati dhe lenge portokalli
Revani me veze fshati dhe lenge portokalli

Revani me veze fshati dhe lenge portokalli

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 10 vezë të freskëta fshati,
  • 10 lugë sheqer,
  • 15 lugë miell.
  • 1 peciv

Sherbeti ;

  • 300 gr sheqer
  • 5 gota leng portokali,
  • 1 qeskë sheqer vanilje,

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe per 10 minuta pastaj e largojm nga zjarri.

Per dekor :

  • 350 gr qokollad te shkrire ne avull

Përgatitja:

Tunden vezët te verdhat me sheqer me nje mikser gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme , pastaj shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.

Ne kete mas hidhet mielli i perzier me peciv jo i teri por me lugë nje nga nje duke e përzier nga lartë-poshtë me tel kuzhine që të mos ulet brumi.

Masa e fituar derdhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmillurpastaj rrafshohet mire dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur për afro 30 minuta ose deri sa te jet pjekur mire dhe te ket marre nje ngjyre te arte.

Pasi te pjeket e largojm nga furra dhe e lem qe të ftohet dhe ia hidhim sherbetin me lenge portokalli qe duhet te jet shume pak i nxehte dhe keshtu e lem qe te ftohet dhe ta pin te gjithe sherbetin.

Pasi ta ket pire sherbetin melenge portokalli ia hedhim siper edhe qokolladen e shkrire ne avulle Pritet në delima revania dhe servohet.

Nese e gatuani ateher ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  revani  veze  fshati  lenge  portokalli  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pokace me suxhuk dhe kashkavall
Zupa me fruta të ndryshme
Nje ide se si te pastrojm kete njolle  ne hekur