Gjoks pule me limon
Gjoks pule me limon

Gjoks pule me limon

Kuzhint.com

Përbërësit

=3gjokse pule,

=2lugë miellë,

=erëzate ndryshme,

=vaj ulliri, kripë, piper.

Mënyra e përgaditje:

Lani, thani dhe grini erëzat e freskëta (bishta qepësh të reja, majdanoz, trumzë, borzilok etj) Pastroni pulën mirë duke eliminuar lëkurën dhe fijet e bardha, hapni një xhep në qendër të çdo pule.

Prisni në feta të holla limonin, kripësoni dhe shpërndajini bashkë me erëzat e grira.

Në xhepin që krijuat në qendër të pulës fusni 4-5 feta limon.

Përzieni gjysmën e sasisë të erëzave që ju ka mbetur me miell, pak kripë, piper dhe lyeni gjokset e pulës.

Skuqini në tigan me pak vaj për 5 minuta dhe më pas vërini në një tavë dhe futini në furrë për 10 minuta me 180’C.

Më pas lërini në qetësi në furrë të fikur, por derën gjysmë të hapur për 5 minuta të tjerë.

Rregulloni me erëzat që ju kanë mbetur, pastaj pak kripë, piper dhe vaj ulliri sipas dëshirës.

Pritini gjokset e pulës në feta dhe shërbejini.


Fjalet kyqe : gjellera  gjoks  pule  limon  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te buta (pa vezë dhe lactose)
Salate me patet dhe djathe feta
Petulla me patate ne furr