
Fli Kosove
Kuzhint.comPer brumin duhet:
mielle sipas nevojes, 2 l uje, kripe,
Per lyerjen e petave duhet:
200 gr gjalpe, 2 filxhana caji ajke, 1 gote qumeshte 3 luge vaj.
Ne nje ene hidhet miell, kripe, uje i ftohte dhe perzihen ne nje brume te holle si per petulla.
Ne nje ene tjeter shkrihet gjalpe, ajke, vaj dhe qumesht, perzihet masa e krijuar derisa te
gjithe permbajtesit te jene skrire ne nje mase te vetme,
Lyhet tepsia me yndyre dhe me nje luge merret brumi i holle dhe hidhet nga cepi i tepsise deri
afer mesit dhe krijohen rradhe te cilat mbulojne gjithe tepsine.
Mesi i cili eshte bosh mbushet me rradhe paralele. (shih skicen) Gjithe siperfaqja lyhet me
masen e pergatitur dhe futet ne furren e ngrohur.
Kjo piqet per 3-5 minuta.
Nxirret nga furra per te vazhduar me rendin tjeter.
Brumi i holle tashme hidhet ne te njejten menyre por midis dy rradheve derisa
te jete mbuluar e gjithe tepsia.
Perseri lyhet me masen dhe piqet per 3-5 minuta.
Kjo procedure vazhdon derisa te mbushet tepsia.
Flia lihet te ftohet per 10 minuta dhe serviret me kos, djathe ose mjalte.
Fjalet kyqe : tradicionale kosove
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Makarona ne tav

Trahana
