Farat e dobishme për organizmin tonë
Kuzhint.comUshqimi i shëndetshëm do të thotë që menyja juaj të jetë më shumë e pasur me fara.
Zbuloni se çfarë është e mirë për shëndetin tuaj, pra dobitë që i keni nga konsumimi i farave të caktuara. Farat e kungullit Farat e kungullit janë të pasura me zink, i cili në mënyrë të favorshme ndikon në funksionin e prostatës.
Në anën tjetër, burrat e moshuar duhet të marrin ushqime të pasura me zink, për shkak se ai vepron pozitivisht në kocka.
Përveç zinkut (17, 1 % e nevojave të përditshme), një e katërta e filxhanit me fara kungulli përmban, 46, 1 % të kërkesës ditore për magnez, 28, 7 % për hekur, 52% për mangan, 24% për bakër dhe proteina 16, 9 %. Farat e lirit Farat e lirit zvogëlojnë kolesterolin mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kontrollojnë presionin e lartë të gjakut.
Për shkak të përqendrimit të lartë të fibrave të tretshme, farat e bluara të lirit reduktojnë problemet me kapsllëk, hemorroide etj. Farat e lulediellit Farat e lulediellit janë burim i mirë i vitaminës E, një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin.
Besohet se tokoferolet, elementet kryesore të vitaminës E, luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me plakjen dhe atyre të tilla, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Fjalet kyqe : keshilla farat dobishme organizmin tone