Supë karrotash me kos
Kuzhint.comPërbërësit:
2 lugë caji vaj të errët susami,
1/3 filxhan caji qepë të kuqe të grira,
500 gram karrota të qeruar dhe të prera kubikë të vegjël,
2 filxhanë caji lëng pule,
1 lugë caji xënxëfil të grirë hollë,
1 filxhan kos i bardh me 2 % yndyrë,
supe me karrota
Pergatitja:
Duhet që të ngrohni vajin në një tigan të mesëm në zjarr të mesëm.
Më pas, shtoni qepët dhe gatuajini për 2 minuta derisa të zbuten.
Përzjejini vazhdimisht.
Shtoni karrotat, gatuajini për 4 minuta dhe më pas shtoni lëngun e pulës dhe lërini të ziejnë.
Duhet ti mbuloni dhe të ulni zjarrin e të shterojë për 22 minuta.
Shtoni xënxëfilin dhe gatuajini për 8 minuta derisa karrotat të zbuten.
Mbulojeni tiganin dhë lëreni në temperaturë ambjenti për 5 minuta.
Më pas, shtoni gjysmën e përzjerjes me karrotat në mikser dhe përzjejini derisa të zbuten.
Më pas hidheni në një tas më të madh dhe përsërisni procedurën më pjesën e mbetur të lëngut me karrotat.
Më pas, ngroheni supën për 2 minuta dhe shërbejeni me kos nga sipër dhe mente.
Fjalet kyqe : supa supe karrotash