Si ta hapni ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale 5 Metoda
Kuzhint.com1- Mjaltën me kanellë i përzieni së bashku derisa të krijohet një masë homogjene, lyeni flokët me të dhe lërini gjithë natën.
Shpëlajini të nesërmen në mëngjes.
Mund ta përdorni 2-3 herë në javë, derisa të keni arritur rezultatin që dëshironi.
2- Mjaltë, vaj ulliri dhe limon përzieni bashkë dhe lërini të veprojnë në flokun tuaj për afro 12 orë.
Pastaj lajini si zakonisht.
3- Lagni flokët, pastaj 2 lugë të vogla me sode buke i përzieni me pak shampo derisa të bëhet si pastë dhe masazhoni flokët me dorë.
Në fund shpëlajini flokët me çaj kamomili.
4- Maskë me kos të thartë, 2-3 herë në javë.
Lërini për 30 minuta dhe shpelajini me çaj kamomili ose me uthull molle.
5- Nëse i keni të lyera me kena, përzieni alkoolin me shampo dhe masazhoni flokët.
Pastaj shpëlajini me çaj kamomili (Nuk vlen për të gjitha pasi lëkura e dikujt mund të reagojë keq nga alkooli).
Fjalet kyqe : keshilla hapni ngjyren flokeve menyre natyrale metoda