Role me luleshtrydhe(dredhëza)
Kuzhint.comPër pandespanin nevojiten:
3/4 filxhan çaj sheqer,
1 filxhan çaj miellë,
një pluhur fryres,
1 sheqer vanile,
pak kripë,
100 gr kakao,
1 lugë gjelle koniak.
Për mbushjen nevojiten:
1 e 1/2 filxhan çaj marmelad luleshtrydhe, (ose çfarëdo marmelate preferoni),
Për çokollatën sipër roles:
150 gr çokollate,
1 lug çaji mjaltë,
1 lug çaji koniak,
pak copa luleshtrydhe te freskëta dhe shkumë te bardhe (pana)për garniturë.
Përgatitja e pandispaniës:
Marrim mikseri dhe ne një en të thell i thyejmë vezët ia shtojmë kripen, vanilin, sheqerin e i rrahim për 7deri 8 minuta sa te fryhen masa e te bëhen si krem e trashe.
Ne vazhdimësi shtojmë një here miellin e një here konjakun dhe palosim me kujdes sasinë me një shpatull qe mos te humbasim fryrjen e vezëve.
Lyejmë mire me gjalpë tepsin e furrës dhe shtrojmë letër e gjalposim pak letrën.
Zbrazim sasinë nga mikseri dhe e shtrojmë me shpatull mire qe te ketë te njëjtën trashësi kudo.
E pjekim ne 200 grade për 10 deri 12minuta.
Sa është akoma e ngrohte dhe e bute shtrojmë letër te kuzhine dhe hedhim mbi te sheqer dhe e vendosim sipër pandesanin e pjekur.
I heqim letrën që ishte e shtruar dhe pastaj hedhim
mermelladen siper ku e shtrojmë me një luge ne tere sipërfaqen e pandispanjes
Me ndihme e letrës e mbeshtjellim ne rolo pandispanjen me marmelatën.
E leme te mbështjelle gjersa te ftohet qe te marri formë.
Kur ftohet i presim anët dhe e vëmë ne nje pjatanc dhe i hedhim kremin e çokollatës ku e lyejmë mire rreth e rrotull.
Vëmë copat e luleshtrydheve dhe shkumën (pana-santigi) dhe e vëmë ne ngrirje.
Përgatitja e kremit me çokollat:
Ngrohim krem qumështi ne një tenxhere te vogël.
Vëmë çokollatën ne një tas e shtojmë mjaltin.
Kur zjenë krem e qumështit e shtojmë edhe çokollatën.
E leme për 1minut e ne vazhdim përziejmë mire, shtojmë konjakun e përziejmë.
E leme te ftohet mire qe te kemi mundësinë te lyejmë rolene.
Fjalet kyqe : embelsira role mermelate luleshtrydhe qokollate