
PUDING ME BISKOTA DHE RRUSH TE THATE
Kuzhint.comPërbërësit:
- 1. 5 L qumësht
- 2 të verdha veze
- 12 lugë gjelle sheqer
- 7 lugë gjelle niseshte
- 1 lugë kafeje vanilje
- 100 gr rrush të thatë
- 1 pako biskota të thjeshta.
Përgatitja:
Përpara së gjithash marrim tasa/gota dhe në fundin e tyre copëtojmë disa biskota dhe i shtojmë edhe disa kokrra rrush të thatë.
Më pas në një tenxhere të madhe hedhim qumështin, 2 të verdhat e vezës, sheqerin dhe niseshten.
E vendosim tenxheren në zjarr dhe fillojmë ta trazojmë pa ndërprerje në mënyyrë që mos të na ngjisi fundi.
Ky proces kryhet në zjarr mesatar.
Gjat kohës që e trazojmë vërejmë që masa fillon të trrashet dhe merr pamjen e një kremi.
Në këtë moment shtojmë vaniljen dhe e trazojmë sërisht duke u kujdesur që masa të mos na ngjis.
Në këtë moment e heqim tenxheren nga zjarri dhe fillojmë të mbushim me të gotat me ndihmën e një garuzhdeje.
Për ta bërë akoma më të shijshme e mbushim gotën deri në gjysëm, shtojmë një shtresë më biskota dhe rrush të thate dhe shtojmë përsëri nga kremi i përftuar.
Në fund mund të therrmojmë disa biskota në qendër të gotës, ose mund të përdorim pak shllak për dekorim.
I lëmë të ftohen zupat në temperaturë ambjenti dhe më pas i vendosim në frigorifer.
Fjalet kyqe : embelsira puding biskota rrush thate
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Ata që luajnë me nipërit e tyre mbesin më të kthjellt

Ëmbelsirë për fëmijë
