Panine te mbushura
Kuzhint.comPërbërësit për Panine të vogla me qumësht
500 gr miellë,
200 ml qumësht,
3 lug gjelle vaj ulliri,
10 gr maja birre,
4 gr kripe,
10 gr sheqer,
Per mbushje:
Proshut ne flegra,
kashkavall dhe,
gjalp siper panineve pasi ti keni nxjerr nga furra
Përgatitja:
Ngrohim pak qumështin dhe ne një pjese te tij hedhim dhe majanë e birrës dhe e leme te shkrije për disa minuta.
Në një enë bashkojmë miellin dhe sheqerin.
Hedhim me pas qumështin, 1 vezë, vajin e ullirit dhe fillojmë ta përziejmë.
Mund të përdorim dhe makinerinë me çengelin për brumë.
Shtojmë më pas dhe qumështin me majanë e shkrirë.
Fillojmë dhe ti përziejmë i ngjeshim përsëri.
Pasi të jetë krijuar një masë homogjene hedhim kripën.
Vazhdojmë ta përziejmë i ngjeshim dhe për disa minuta të tjera.
Më pas e bëjmë top dhe e mbulojmë me një rrobë duke e lënë të pushoj për 2 orë!
Pasi të këtë pushuar, e marrin brumin dhe krijojmë një cilindër, që ta kemi më të lehtë për të krijuar paninet.
Duhet ti krijoni të vogla pasi do të fryhen shumë.
I vendosni direk në tavë.
Me pas me anë të një furçe kuzhine, i kalojmë sipër me qumësht.
I lëmë të pushojnë për rreth 30 minuta.
Ndezim furrin ne 220 grad C.
Marrim tavën me paninet dhe me të verdhen e vezës, i kalojmë sipër me furçe.
I pjekim per 20 minuta.
Tavën e nxjerrim dhe pasi janë ftohur pak mund ti shërbejmë duke i prer ne mes dhe duke i futur sallam, proshut, kashkavall, mund ti fusim prap ne furre per 5 minuta qe te fitojne shkelqimin sikurse ne foto.
Ju bëftë mirë!
Fjalet kyqe : brumera panine mbushura