Një filxhan kafe dhe katër çaja të gjelbër mund të parandalojnë
Një filxhan kafe dhe katër çaja të gjelbër mund të parandalojnë

Një filxhan kafe dhe katër çaja të gjelbër mund të parandalojnë

Kuzhint.com

Me kombinimin e dy pijeve të shëndetshme forcohen dobitë e tyre për shëndet dhe bllokohet

krijimi i mpiksjeve të gjakut dhe kështu parandalohet krijimi i infarktit dhe pikës në tru.

Te përzgjedhja e pijes së shëndetshme për t’u zgjuar, disa përcaktohen për kafen,

të tjerët për çajin e gjelbër, por në fakt më i mirë është kombinimi i këtyre dy pijeve,

pohojnë shkencëtarët japonezë nga Qendra Nacionale cerebrale dhe kardiovaskulare, transmeton.

Ata kanë shqyrtuar shprehitë ushqyese të më shumë se 84. 000 japonezëve më të vjetër se 45 deri 74 vjet gjatë 13 vjetëve.

Shkencëtarët zbuluan që një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun nga sulmi në tru dhe

zemër për 20 për qind, ndërsa katër filxhanë me çaj të gjelbër kanë efekt të ngjashëm.

Megjithatë, rrezikun më të vogël nga sulmi në tru e kanë pasur të testuarit që

çdo ditë kombinojnë kafen e zezë dhe çajin e gjelbër, sepse atëherë potencohen dobitë e atyre pijeve për shëndet.

Ky është një studim, i cili vërteton efektet e kombinuara të çajit të gjelbër dhe

kafesë në sulmin në tru ka thënë autori i studimit, dr.

Yoshihiro Kokubo.

Ai tutje shton që masa ideale është një filxhan kafe dhe katër filxhanë të çajit

të gjelbër në ditë, por edhe dy filxhanë çaj me kafe munden në mënyrë të konsiderueshme të reduktojnë rrezikun nga krijimi i mpiksjeve të gjakut dhe sulmi në tru.


Fjalet kyqe : keshilla  filxhan  kafe  kater  qaja  gjelber  mund  parandalojne  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ravioli me djathë e kërpudha
Embelsir me kanell dhe molla
Embelsir me dvopeke (buke te thekura)