Ravioli me djathë e kërpudha
Ravioli me djathë e kërpudha

Ravioli me djathë e kërpudha

Kuzhint.com

Përbërësit: 400 g ravioli me djathë 200 g kërpudha 1 brokoli 200 g djathë mocarela 200 g domate të konservuara 200 g domate qershiza 1 pako salsiçe pule 2 dl supë vici vaj ulliri borzilok, majdanoz dhe erëza sipas dëshirës kripë dhe piper Përgatitja: Ravioli zihen në ujë me kripë dhe kullohen.

Brokoli pritet dhe zihet në ujë me kripë.

Kërpudha dhe domatet e konservuara priten në katrorë, ndërsa mocarela, domatet qershiza dhe salsiçet priten ne rrathë. Në pak vaj ulliri kaurdisim kërpudhat, domatet, borziloku dhe erëzat.

Të gjitha kaurdisen duke shtuar supë kohë pas kohe derisa të zbuten kërpudhat. Pastaj shtohen salsiçet e pulës dhe kaurdisen të gjitha, për rreth 10 minuta. Në këtë përbërje shtohen edhe brokolit dhe raviolit. Në një tavë qelqi të lyer me vaj hedhim masën e përgatitur.

Pjesa qendrore mbulohet me rrathë mocarela, anash vendosim domatet qershiza dhe i pjekim në furrë me 200 gradë për disa minuta. Living. al


Fjalet kyqe : receta  huaja  ravioli  djathe  kerpudha  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kube me kakao dhe krem vanilje
Dobitë shëndetësore të thanes
Pancerota (petulla)