
MASKE PER TE MBYLLUR PORET E FYTYRES
Kuzhint.comPërbërësit per një maske : 1 e bardhë veze 1/2 (gjysmë) luge lëng limoni 1/4 domate (në madhësi të vogël) Përgatitja Pasi të keni pastruar të gjitha farëzat e domates grijeni hollë fare në rende.
Në një tas rrihni të bardhën e vezës, derisa të formohet një shkumë e trashë, në vazhdim, shtoni lëngun e limonit (rriheni dhe pak akoma), dhe në fund shtoni domaten e grirë dhe trazojini mirë. Përdorimi Ngaqë maska është e lagësht, aplikojeni me furçë, në 2-3 shtresa në të gjithë sipërfaqen e fytyrës ose vetëm në ato pjesë ku poret janë më të mëdha.
Lereni maskën të veprojë për rreth 20 minuta dhe pastaj shplahuni me ujë të vakët. Limoni dhe domatja janë të pasura me acide, ato mund të largojnë qelizat e vdekura nga lëkura, papastërtitë e mbledhura në pore, yndyrnën e tepërt etj.
Ndërsa e bardha e vezës forcon poret e lëkurës
Fjalet kyqe : keshilla maske mbyllur poret fytyres
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Toptha me bollgur dhe arra (video )

Past për forcimin e imunitetit
