
Makarona tri ngjyreshe me salc perimesh
Kuzhint.comPer makarona 3 ngjyreshe me salc perimesh qe eshte nje gatim i thjeshte, i shijshem dhe i shpejte nevojiten. Perberesit: 0, 5 kg makarona, nje filxhan caji me vaj, 1 luge gjelle margarine, 1 spece te kuqe,, 1 spece jeshile, 1 patellxhan, 1 karrote, 1 qepe te thate, 3-4 domate te fresketa ose te ngrira(perdora te ngrira), 2 thelpinj hudhre, te gjitha keto te prera ne kubike te vegjel, , kripe, piper, majdanoz dhe nese deshironi nje pako te vogel supe pule ose vici. Pergatitja: Ziejme makaronat, i heqim nga zjarri, hedhim pak uje te ftohte brenda ne tenxhere ashtu sic jane te nxehta dhe i leme 5 min pastaj i kullojme.
Paralel marrim te gjitha perimet i hedhim ne nje digan ku kemi hedhur vajin dhe margariren.
I trazojme derisa te zbuten pak, hedhim kripen, piperin dhe domatet e grira dhe e trazojme akoma 2-3 min.
Nese nevojitet hedhim pak leng nga lengu i makaronave qe ziene.
Kete salce e hedhim tek makaronat.
I perziejme, e ndajme neper pjata dhe nese deshironi mund ti sperkatim edhe me djathe kackavall. Ju beft mire!
Fjalet kyqe : gjellera makarona ngjyreshe salc perimesh
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte me kungullesh

Pije shtepiake qe djege kalorit
