
Kube mekeksa (biskota)dhe Hurma
Kuzhint.comPërbërësit:
200gr biskota,
150gr hurma,
100gr lajthi,
150gr gjalpë,
100gr qokollatë për gatim,
50ml rum,
1 vezë,
1 lugë kafeje kanellë,
100ml qumësht.
Përgatitja:
Në enë të madhe e të thellë i thyejmë biskotat me duar.
I thërmojmë lajthitë dhe i shtojmë në enën e madhe.
Hurmat i presim në copë dhe i shtojmë në enë.
Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin dhe gjalpin.
Pasi shkrihet gjalpi, e heqim tenxheren nga zjarri.
Në tenxhere e shtojmë rumin dhe kanellën.
Përziejmë me tel kuzhine dhe e shtojmë vezën.
Këtë masë e derdhim në enën e madhe.
Përziejmë me lugë.
Masën nga ena e vëmë në pjesën e poshtme të tabakasë për torta.
E rrafshojmë sipërfaqen.
Qokollatën për gatim të copëtuar, e shkrijmë në enë mbi avull.
Në enë hedhim vaj, që qokollata të fitojë shkëlqim.
Qokollaten e shkrirë e derdhim mbi ëmbëlsirë.
Pasi shtrëngohet masa, e presim në copë katrore nga 3cm.
Kubet me hurma i vëmë në pjatën për ëmbëlsira.
Shpërndaje në Facebook.
Foto nga Edona Islami.
Fjalet kyqe : embelsira kube hurma
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Një picë e shijshme me perime

Kollpite me gjizë
