
KOKOS BAJADERA
Kuzhint.comPër pjesën e errët nevojiten:
-1 dcl qumësht,
-150 gr sheqer,
-125 gr margarin,
-1 kese vanill sheqer,
-1 lugë kakao,
-300 gr keksa të bluar.
Për pjesën e bardhë nevojiten:
-1 dcl qumësht,
-150 gr sheqer,
-125 gr margarin,
-50 gr keksa të bluar,
-200 gr kokos.
Udhëzimet:
Përgatitja(pjesa e errët):
Qumështi, sheqeri, vanilla dhe margarini nxehen duke u perzi vazhdimisht deri sa të shkrihet sheqeri.
Pastaj ia qesim keksat i përziejm mirë, i shtijmë në një tepsi dhe i lejmë të ftohen.
Përgatitja (pjesa e bardhë):Qumështin, sheqerin dhe margarinën i nxehim duke i përzi deri të shkrihet sheqeri.
Pastaj i hedhim keksat e bluar dhe kokosin.
I përziejm mirë dhe i hedhim mbi masën e errët.
Përmi i qesim pak kokos.
Ju befte mire!
Fjalet kyqe : embelsira kokos bajadera
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Një salcë që lufton migrenën

Ëmbelsirë me ananas
