Gjellë me presh dhe selino
Kuzhint.comPërbërsit:
1/2 kg. preshë
2 selino,
3-4 karota,
5-6 thelpinj hudhër,
1 qepë,
1 limon vetëm lëngu,
2 portokalla vetëm lëngu,
Gjysëm luge e çajit sheqer,
Gjysëm luge e çajit kripë,
Gjysëm luge te çajit piper të zi,
3 lugë të supës vaj ulliri.
Përgatitja:
Së pari qërojm selinot, karotat dhe preshin i pastrojm mirë dhe i presim sipas dëshirës.
Tani vendosim tenxheren në zjarr mesatar dhe qesim qepën e grirë imët dhe vajin përziejm herë pas here kur të jetë zbutur pak qepa shtojm selinon, karotat, preshin, hudhrën e grirë imët, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, sheqerin, kripën, piperin e zi, këtë e përziejm dhe e mbyllim me kapak e lojm rreth 30-40 minuta.
Herë pas here e kontrollojm që ndoshta ka nevojë ti shtojm pak ujë.
Zbukurimin e bëjm sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.
Fjalet kyqe : gjellera gjelle presh selino