
Disa këshilla për pastrimin e preparateve shtëpiake
Kuzhint.comNuk është gjithmonë e lehtë ti pastroni gjërat në shtëpinë tuaj
Sidomos ato me njolla të vështira të cilët mund të na bëjnë shumë nervoz si dhe të na marrin tërë kohën që kemi
Ne ju ofrojmë disa këshilla për pastrim më të lehtë të gjërave shtëpiake të cilët do të ndryshojnë dhe thjeshtojnë jetën tuaj
Në postimin e sotëm po ju paraqesim disa mësime dhe këshilla të zgjuara që do bëjnë procesin e pastrimit më të lehtë dhe interesant si dhe do ju kursejë njëkohësisht kohë
Hidhni një sy më poshtë dhe mësoni rreth tyre
Pastroni njollat e kafesë nga filxhani
Hidhni një lugë sode bikarbone brenda filxhanit
Hidhni dy lugë uthulle brenda filxhanit
Përdorni një shpuzë ose furçë për të përzier përbërjen rreth tërë filxhanit
Lëreni përzierjen të veprojë për 10 minuta
Pastroni brendësinë sërish dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë
Pastroni njollat e ujit (gëlqerës)
Vendosni gotat në makinën larëse
Hidhni detergjentin e caktuar për larje
Mbushni një gotë ose kavanoz të vogël me uthull dhe mbushni rreth 2/3 e saj
Vendoseni në raftin më të ulët, mundësisht në mes por kudo që ju përshtatet më së miri
Pas larjes gotat do të shkëlqejnë për mrekulli
Pastrimi i pllakave të dyshemesëMblidhni të gjitha mjetet e nevojshme për pastrimin e pllakave dhe hapësirave ndërmjet tyreJu duhen dy kofa dhe lecka, furçë për pastrimin e thellë të hapësirave të pllakave (fugave), xhoker, peceta apo peshqir të pastër për tharjen e tokës si dhe detergjentin Tile DIY&Grout Cleaner Pastrimin e guackës së wc-së
Përbërësit: 1 1/3 sode bikarbone, 1/4 acid citric, vajra esencial (gjithsej 90 pika)
Pajisjet: enë për përzierje, fshirëse apo furçë të vogël, maskë për përzierjen, dorëza për të parandaluar irritimin e duarve
Është shumë e thjeshtë: vetëm përzieni sodën bikarbone dhe acidin citric në enën dhe do të fitoni masën e duhur
Pastroni furrën tuaj Ju nevoitet: ujë sprej shishe, sode bikarbone, uthull, një tas i vogël hiqni telat e furrës, përzieni disa lugë sode bikarbone me ujë në një tas
Qëllimi është të fitohet një masë apo pastë që do të shfrytëzohet për të pastruar vendet që kanë nevojë
Përhapni pastën në brendi të furrës
Soda bikarbone do të marrë ngjyrë kafe
Lëreni të veprojë për një natë, sodës bikarbone i duhet të paktën 12 orë për të funksionuar
Pas një dite merrni një leckë dhe fshijeni mirëVendosni në një sprej shishe pak uthull dhe spërkatni në vendet ku shihni akoma sode bikarbone
Fjalet kyqe : keshilla disa pastrimin preparateve shtepiake
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Berlina te gatuara ne furr

Sallat e shijshme ruse
