
CILI PËRBËRËS I VERËS SË KUQE NDIHMON NË FUNKSIONIN E MIRË TË
Kuzhint.comipas shkencëtarëve, konsumi i përditshëm i një sasie të vogël të verës së kuqe mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë, por dhe në humbjen e kilogramëve të tepërt. Konsumi i një gote me verë të kuqe, ose një filxhani me lëng rrushi mund të ndihmojë personat e mbipeshë se si të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre, veçanërisht çrregullimet metabolike. Kërkuesit Amerikanë gjetën në verën e kuqe një substancë kimike, acidin ellagic, që ngadalëson në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e qelizave ekzistuese yndyrore dhe krijimin e të rejave, si dhe përforcon metabolizmin e acideve yndyrore në qelizat e mëlçisë. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se konsumi i verës duhet të bëhet me masë, pasi mbikonsumi i saj mund të shkaktojë probleme të tjera serioze në të ardhmen e afërt. /albstroka. com/
Fjalet kyqe : keshilla cili perberes veres kuqe ndihmon funksionin mire euml
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Krofne me cokolad

Rolada te vogla me kokos
