Torte me krem kokosi dhe qokollad
Torte me krem kokosi dhe qokollad

Torte me krem kokosi dhe qokollad

Kuzhint.com

Përbërësit : 125 gr margarinë 50 gr sheqer ngjyre kafe 2 vezë 200 gr miell 2 Luge gjelle kakao 1/2 pako pluhur pjekës 100 ml qumësht Përbërësit për mbushjen: 300 ml qumësht 50 gr griz (ermik) 80 gr margarinë 80 gr sheqer 100 gr kokos 2 pako sheqer vanille Përbërësit për krem cokollatën: 200 gr cokollatë Pergaditja Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehim furrën në 180 �. Lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët në mikser. Përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim në mikser. E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për tu pjekur për 25 minuta. Pasi të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize. Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje. Këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj. Cokollatën e shkrijmë ne avulle dhe me të lyejmë tortën sipër.

Tortën e lëmë në frigorifer qe të ftohet. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  krem  kokosi  qokollad  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Speca turshi te pervluar nga tegatuajm
Mish viçi në rullet
Ushqimet që parandalojnë kthimin e thartirës së lukthit