CILAT USHQIME NUK DUHEN NGROHUR NË FURRËN ME MIKROVALË DHE PSE?
Kuzhint.comMungesa e kohës së lirë, për shkak të angazhimeve të tepërta, si: puna, të çuarit e fëmijëve në shkollë, të shkuarit në supermarket etj ushtron një trysni të paimagjinueshme në përditshmërinë tonë, duke ngushtuar në këtë mënyrë hapësirën tonë për perfeksion në të vepruar.
Si pasojë e kësaj, mundohemi që brenda një kohe relativisht të shkurtër t’i përballojmë të gjithë.
Zakonisht, gabimet më të mëdha i bëjmë në kuzhin Furra me mikrovalë është një nga pajisjet që përdorim më shpesh për gjënë më të vogël… Mirëpo, a është gjithmonë e nevojshme kjo? Ka ushqime që nuk duhen ngrohur kurrë në të, nëse po
cilat janë ato?
Qumështi i gjirit:
Ngrohja qumështit të gjirit në furrë me mikrovalë përgjegjësohet për zhvillimin e bakterieve të rrezikshme për foshnjat.
Frutate ngrira:
Gjatë procesit të shkrirjes shkatërrohen vitaminat dhe enzimat e domosdoshme për trupin.
Brokoli: Është vërejtur se 97% e antioksidantëve të gjetur në brokol shkatërrohen në furrën me mikrovalë.
Mishi ngrirë:
Furra shkatërron vitaminën B-12 të mishit si dhe favorizon rritjen e baktereve të rrezikshme.
Çdo lloj produkti i mbështjellë me material plastik: Ngrohja shkakton lirimin e substancave kancerogjene që absorbohen nga ushqimi, rrjedhimisht shfaqjen e kancerit. albstroka.
Fjalet kyqe : keshilla cilat ushqime duhen ngrohur furren mikrovale