
Bakllavë e thatë
Kuzhint.comPërbërësit:
▪ 1 kg miell
▪ 3 kokrra vezë
▪ 10 gr kripë
▪ gjysmë kg arra
▪ 1 kg gjalpë
▪ 1 lugë sheqer
▪ lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin ashtu si në rastin e bakllavasë tradicionale.
Brumi ndahet në 15 kulaçka dhe hapen 12 petë menjëherë.
Pasi petët hapen, ndahen në 6 copë.
Fillimisht shtrojmë 2 petë, hedhim arra, pastaj 2 petë të tjera, prapë arra (për secilën shtresë 250 gr arra) dhe shtrojmë dy petët e fundit.
E fusim në furrë me temperaturë 180 � C për një orë.
Pas pjekjes, kur është e nxehtë, i hedhim sherbetin po të nxehtë.
Pas sherbetit, i heqim copat e bakllavasë një e nga një dhe i lyejmë me arra të thërrmuara.
▪ 700 gr ujë
▪ 1 kg sheqer
▪ gjysmë limoni
Sherbeti përgatitet si zakonisht, si në rastin e bakllavasë tradicionale. /Telegrafi/
Fjalet kyqe : embelsira bakllave thate
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Mishe lope i skuqur me perime nga tegatuajm

Kek laraman
