Sallatë me fasule
Në një enë hedhim fasulet, presim domaten për sallatë, i shtojmë sallatën jeshile dhe qepën e njomë të prerë hollë. Në një filxhan përziejmë vajin e ullirit, kripën, uthullën dhe piperin. Këtë përbërje ia hedhim sipër sallatës dhe e përziejmë.