Veza: është e freskët apo jo?
Veza: është e freskët apo jo?

Veza: është e freskët apo jo?

Kuzhint.com

Për të parë nëse një vezë është e freskët apo jo, ajo vendoset në një tas me ujë të kripur. Nëse veza zhytet në fund të ujit, është shumë e freskët.

Nëse veza qëndron në ujë pa u fundosur apo pa u ngjitur në sipërfaqe, ajo nuk është shumë e freskët, por ende mund të konsumohet.

Për të qenë të sigurtë, në një rast të tillë ështv mirë që veza të piqet apo skuqet mirë. Nëse veza ngjitet në sipërfaqe ose qëndron shumë afër saj, ajo nuk duhet të përdoret sepse nuk është e freskët. Freskia e një vezë mund të përcaktohet edhe pasi thyhet dhe hidhet në një tigan të nxehtë.

Në rast se e bardha është ende kompakte, veza është shumë e freskët.

Në rast se e bardha përhapet në të gjitha drejtimet, veza është më pak e freskët.

Së fundmi, në rast se ju konstatoni se e verdha është e pakapshme dhe shumë e lëngshme, sigurisht veza është shumë e vjetër.


Fjalet kyqe : keshilla  veza  eshte  fresket  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqerpare me festek
HALLVË
Pse duhet te vendosni qepe nen çorape kur te flini gjume? Do ta provonit ju?