
Vetit kurative te mushmollës
Kuzhint.comVetitë e mrekullueshme dhe kurative të mushmollës
Dardha e egër Mespilus germanica ose mushmolla është shumë e shëndetshme.
Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj.
E njohësit e mjekësisë popullore thonë se
përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.
Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës.
Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve.
Po ashtu nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.
Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit.
Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme; i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.
Çaji nga mushmolla përgatitet me përzierjen e një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë.
Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë.
Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.
Fjalet kyqe : keshilla mushmolla vetit mira
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Mposhteni gurin në fshikëzën e tëmthit

Pogaqe e shpejte (sherbehet me caj)
