Ushtrime të lehta për  nje  bark të rrafshët siq e deshironi ju !
Ushtrime të lehta për nje bark të rrafshët siq e deshironi ju !

Ushtrime të lehta për nje bark të rrafshët siq e deshironi ju !

Kuzhint.com

Forconi muskujt në duar, këmbë dhe në bark të shtrënguar, por meqenëse secili i ushtrim bëhet 30 deri 60 sekonda, nuk do të keni ndezje muskujsh.

Nëse ju kanë “mbuluar” punët dhe obligimet dhe nuk keni kohë të mjaftueshme për rekreacion, atëherë ushtrimet për ju janë ideale.

Mund të i bëni çdo ditë në shtëpi, ndërkaq ju nevojiten vetëm pesë minuta.

Ushtrimet janë këto:

1. Shtrijuni në dysheme, këmbët le të jenë rrafsh me trupin, ndërkaq shuplakat afër shpatullave.

Mbështetuni në llëra dhe këmbë, qëndroni në këtë pozitë 30 sekonda.

2. Merrni frymë, çlirojeni trupin, njëkohësisht ngrini duart dhe këmbët, duke u mbështetur vetëm në bark

. Ky është ushtrimi ideal për forcimin e muskujve të shpinës dhe për shtrëngimin e kurrizit.

3. Përsëriteni qëndrimin në llëra, por kësaj here ngrijeni dorën e majtë (anash apo drejt), mbështetuni në dorën e djathtë

. Pas 30 sekondave kthehuni në pozitën fillestare dhe ndërroni anën.

4. Qëndrimin më të rëndë, anash, lëreni për fund.

Kthehuni anash dhe mbështetuni në llërë dhe ngrijeni trupin

. Qëndroni ashtu 30 sekonda, dorën tjetër mbajeni në kërdhokull, pastaj ndërrojeni anën. /Telegrafi/


Fjalet kyqe : ushtrime  lehta  bark  rrafshet  deshironi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Humbni peshë brenda natës me këtë ilaç magjik
Torte me kokos dhe krem vanille
Toptha te mbushur me qershia