Ushqimet që ndihmojnë njerëzit e prekur nga depresioni
Ushqimet që ndihmojnë njerëzit e prekur nga depresioni

Ushqimet që ndihmojnë njerëzit e prekur nga depresioni

Kuzhint.com

Ushqimet që përmirësojnë humorinMënyra si ushqehemi ka shumë rëndësi për ata të cilët vuajnë nga çrregullimet e humorit.

Specialistët e fushës këshillojnë se nuk duhet ta anashkalojmë mëngjesin, pasi ngrënia e tij është përgjegjëse për energjinë që do të shpenzojmë gjatë ditës.

Një studim i bërë nga University of Eastern Finland, është bazuar në 2 mijë njerëz të moshës mesatare.

Në konkluzionet e studimit thuhet se janë disa ushqime specifike që ndihmojnë njerëzit e prekur nga depresioni të dalin prej tij, si perimet, frutat, sidomos ato të pyllit, manaferra, peshk, mëlçi dhe djathi pa yndyrë.

Një ushqim i shëndetshëm mund të reduktojë simptomat e depresionit.

Përkundrazi ngrënia e çrregullt e ushqimeve të dëmshme, përkeqëson dhe shton shqetësimet.

Ndërsa si acarues të kësaj gjendje konsiderohen ushqimet e shpejta, si ato të fast food, apo sallamrat, ëmbëlsirat, pijet me gaz, patatinat etj, të cilat çojnë në përkeqësim të simptomave.

Çfarë e shkakton depresionin?Ekzistojnë shkaqe të ndryshme që përbëjnë shkaktarët e mundshëm të depresionit.

Depresioni mund të jetë reagim i një situate stresuese siç është humbja ose stresi (depresion reaktiv).

Disa gra e përjetojnë stresin gjatë periudhës së lindjes së fëmijës (depresion postnatal). Depresioni mund të jetë pjesë e sëmundjes, siç është çrregullimi bipolar, në të cilin personi përjeton ndryshime humori ekstreme pa asnjë arsye, të qenit shumë në qejf ose shumë të depresionuar. Depresioni mund të mos lidhet me ndonjë shkak të jashtëm, por lidhet me një çekuilibër kimik në tru (depresion endogjen).

Ndonjëherë personi mund të ndikohet aq shumë sa që përjeton simptoma të psikozës dhe mund të mos jetë në gjendje që të dallojë atë që është e vërtetë. Edhe fëmijët dhe adoleshentët mund të depresionohen.

Kjo mund të shfaqet në mënyra të ndryshme dhe ato janë ndihmuar nga një doktor që është specialist në këtë fushë.

Disa hapa të përditshëm për lehtësimin e depresionit. 1.

Flisni me dikë për ndjenjat tua2.

Ndihmo dikë vullnetarisht3.

Pi një kafe apo ha një drekë me një mik apo mike4.

Shoqëro dikë për në kinema, koncert apo në ndonjë “party”6.

Telefononi apo dërgojini e-mail një miku të vjetër7.

Kujdesuni për vetveten


Fjalet kyqe : keshilla  ushqimet  ndihmojne  njerezit  prekur  depresioni  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si te gatuajm ; Shendetlije
Cheeskate me kivi
Troftë në Furrë