Ushqimet e preferuara ne stinen e dimrit
Ushqimet e preferuara ne stinen e dimrit

Ushqimet e preferuara ne stinen e dimrit

Kuzhint.com

Bashkë me uljen e temperaturave dhe ftohjen e kohës rritet më shumë rreziku i prekjes nga ftohjet, gripi apo virozat stinore.

Ushqyerja e shëndetshme është rruga e vetme e një përgatitjeje të mire për dimrin. Rregulli i ushqyerjes duhet rishikuar gjatë ndërrimit të stinëve.

Ushqyerja e shëndetshme është kushti themelor për forcimin e sistemit imun, minimizimin e shpeshtësisë së sëmurjes dhe kalimit më të lehtë të dimrit. Shfrytëzoni më mire produktet ushqimore Gjatë ndërrimit të stinëve kemi më shumë nevojë për vitamina, minerale dhe përbërës të rëndësishëm siç janë antioksiduesit.

Në këtë periudhë mineralet dhe vitaminat duhet t’i marrim nga zarzavatet dhe frutat natyrale.

Nga vitaminat vlen të përmendim vitaminat A,

E, ndërsa zinku, magnezi dhe seleni përmbajnë veçori antioksiduese të cilat ndikojnë në përforcimin e sistemit imun. Antioksiduesit janë lëndë që parandalojnë oksidimin në qelizë, forcojnë mekanizmin e mbrojtjes së trupit dhe rrisin rezistencën.

Sistemi i fortë imun parandalon sëmundjet ose ndihmon në kalimin më të lehtë të tyre. Probiotikë për sistemin imun Produktet probiotike luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imun.

Këto mund t’i gjeni te qumështi dhe kosi. Shfrytëzoni edhe diellin Tani pakësohet koha e marrjes së rrezeve të diellit.

Për këtë arsye duhet të tregojmë kujdes ndaj burimeve të vitaminës D dhe kalciumit, dhe të marrim të paktën 15-20 minuta rreze dielli në ditë. Vitaminë B kundër depresionit Prirja për depresion shtohet me fillimin e vjeshtës.

Për këtë arsye këshillohet ushqyerja me ushqime të pasura me vitaminë B.

Buka me grurë, grupi i bishtajoreve të thata, zarzavatet me gjethe jeshile, mishi dhe produktet e qumështit përmbajnë vitaminë B.

Konsumimi i bollshëm i frutave, zarzavateve dhe peshkut, pirja e ujit është shumë e dobishme për të mundësuar kontrollimin e sheqerit në gjak. Shpejtojeni trupin me sport Në këtë stinë bie dhe shpejtësia e trupit.

Por ne mund ta rrisim shpejtësinë duke u marrë me sport.

Veçanërisht ecjet me një ritëm të lehtë janë shumë të dobishme.

Mos nënvlerësoni të ecni 3-4 ditë në javë. Burimet e antioksiduesve Vitamina A: mëlçia, zarzavatet me gjethe jeshile, karota, kajsia, veza. Vitamina C: majdanozi, specat jeshilë të hollë, lulelakra, luleshtrydhja, limoni, portokalli, qitro. Vitamina E: yndyrat bimore. Seleni: produktet e detit, veshka dhe mishrat e tjerë. Zinku: mishi, mëlçia, bullguri, peshku, qumështi, veza, arra, molla, bishtajoret e thata. Magnezi: bajamja, arra, lajthia, banania, zarzavatet me gjethe jeshile.


Fjalet kyqe : keshilla  ushqimet  preferuara  stinen  dimrit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe te vogla me djathe
Biskota te mbushura me molle
Kekë me limon