Trumza dhe jamballi, përzierje natyrale për kollitje
Trumza dhe jamballi, përzierje natyrale për kollitje

Trumza dhe jamballi, përzierje natyrale për kollitje

Kuzhint.com

Përveç që përdoret si mëlmesë në kuzhinë, trumza ka përdorim të gjerë edhe në mjekësi.

Sot në treg gjenden plot shurupe me përmbajtje të vajit të trumzës, një vaj esencial i cili është i pasur me substancën kimike thymol.

Kjo përdoret si antibiotik natyral, veçanërisht si antiseptik te shpëlarësit e gojës, por një efekt të mirë ka edhe në qetësimin e kollës dhe te bronkitisi.

Jamballi, në anën tjetër, përdoret kryesisht si ëmbëltues nëpër pije, dhe pakkush e di vlerën e tij mjekësore.

Në mjekësinë tradicionale japoneze, jamballi është përdorur për trajtimin e hepatitit viral, ndërsa në mjekësinë tradicionale kineze, është përdorur për trajtimin e tuberkulozit.

Por, një efekt të mirë jamballi ka edhe te kolla spazmatike (e vrullshme).

Jamballi, rënjët e grimcuara

Trumëz, gjethet e thara

Kombinimi i të dyjave, ndihmon lehtësimin e shtrëngimeve në gjoks, fytit të tharë dhe qetësimin e kollitjes.

Përbërësit

2 lugë gjelle rrënjë jamballi të copëtuara ose të rrahura butësisht2 lugë gjelle gjethe të thara të trumzës500 mililitër ujë200 gram mjaltë ose sheqerMetoda;

Vendosi rrënjët e copëtuara të jamballit në një tenxhere, shtoje ujin dhe lëshojë të ziejë.

Mbuloje me një kapak që puthitet mirë dhe lëre të ziejë për 20 minuta.

Largoje tenxheren nga nxehti, shtoje trumzën, përzieje, vendose kapakun dhe lejoje të qëndrojë për 20 minuta.

Kullojeni përzierjen në një ibrik matës ose në një tenxhere tjetër.

Riktheje lëngun në resho (ose zjarr) dhe, sapo të nxehet, shtojeni mjaltin ose sheqerin.

Treteni ngadalë dhe zieni për disa minuta, duke e përzier gjithë kohën, derisa të arrini një qëndrueshmëri shurupi.

Lejojeni përzierjen të flluskojë (gurgullojë) për një moment, por mos e nxehni së tepërmi, pasi ajo mund t’ju shndërrohet në një masë më të dendur karamele.

Lejojeni të ftohet.

Vendoseni përzierjen në shishe të pastra dhe shkruajeni emrin, datën dhe dozën.

Përdoreni brenda gjashtë muajsh.

Të rriturit: 2-3 lugë kafeje (10-15 mililitër) 3 deri në 6 herë në ditë;

Fëmijët: 1 lugë kafeje (5 mililitër) 3 deri në 4 herë në ditë.


Fjalet kyqe : embelsira  trumza  jamballi  perzierje  natyrale  kollitje  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Picë me fruta të shijshme
>Tiramisu<
Torte e shpejte me dredheza