Trileçe me kokos
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
7 kokrra vezë, 7 lugë gjelle sheqer, 1.5 got me miell, 1 peciv, --------------------, Perbersit shtes:, 300 ml qumësht panna (p.sh. hopla), 1 gote qumesht kutie pluhur, 350 ml qumësht (psh. Vita ose Alpsko), 300 ml karamel i parapërgatitur, Pak vaj për tavën për pjekje dhe leter, -100 ml ajke te embel dhe 50 gr kokos i perziejm se bashku per te ia hedhur tortes siper, -qokollad ne rende per dekorPregaditja e recetës :
Ne fillim ndajm te bardhat nga te verdhat e vezeve.
Ne nje ene te thelle i qesim te bardhat e vezeve dhe i rrahim me mikser per 10 minuta pastaj ia shtojm sheqerin dhe prap i rrahim edhe 5 minuta dhe ne fund ia qesim edhe te verdhat e vezeve njeher gjysmen duke i rrahur dhe prap ia qesim edhe gjysmen tjeter i rrahim edhe 3 minuta (Shihni foton qe te orientohuni)
Pasi ti kemi rrahur mire vezet ia qesim millin e perzier me peciv nje nga nje luge duke e perzi tani me lug ose tel kuzhine qe mos ta humb volumin
Tavën për pjekje e lyejme me pak vaj dhe ia shtrojm nje leter per pjekje dhe pastaj e hedhim në tave (tepsi) masen e përgatitur dhe e pjekim në furrë të paranxehur në 190 gradë dhe pasi të jetë pjekur e ulim temperaturen e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 5 min të tjera.
Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumshëtin në një enë për përzierje dhe shtojmë qumshtin e kutisë.
I përziejmderisa të tretet qumështi Më pas shtojmë qumështin panna (Hopla) dhe masa është gati.
E heqim pandispanjen nga furra dhe e lemë të ftohet pak duke ia jek letren qe ia kemi shtru pastaj nje pjes te masea se pregaditur nga qumshti e qesim ne tepsi ku mbi te vendosim pandispanjen e pjekur dhe pastaj prap mbi te e qesim tere qumshtin duke e shpernda ne tere siperfaqen e tortes dhe e leme deri sa ta pije torta qumshtin.
Pastaj e lyejmë sipër me karamelin e parapërgatitur ose te gatshem dhe e lëmë të ftohet
e dekorojm me ajke te rrahur mire me kokos si dhe duke e dekoru meqokollad ne rende e presim në forma si të dëshirojmë.
Ju beft mire!
Receta dhe embelsira eshte e pergaditur nga http://tegatuajm. com/
Fjalet kyqe : embelsira trileqe kokos tegatuajm