Tortilla të mbushura
Tortilla të mbushura

Tortilla të mbushura

Kuzhint.com

Përbërësit: ▪ 8 tortilla të gatshme ▪ 1 kokë qepë ▪ 2 thelpinj hudhre ▪ 400 gramë mish i bluar viçi ▪ 100 gramë fasule nga konserva ▪ 200 gramë domate të konservuara ▪ 1 spec djegës ▪ 1 spec i kuq ▪ 1 patate e madhe ▪ rigon ▪ erëza të përziera, piper i zi Përgatitja: 1.

Domatet e konservuara priten në kube të mëdha, qepa dhe speci i kuq priten në kube të vogla.

Speci djegës pritet në rrathë, ndërsa hudhra grihet shumë imët. z.

Patatja zihet bashkë me lëvore, pastaj qërohet dhe pritet në kube. 3.

Në pak vaj kaurdisen qepa dhe speci i kuq.

Pastaj shtohet mishi i bluar dhe hudhra dhe vazhdon kaurdisja duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës, derisa të zbutet mishi. 4.

Kur mishi të jetë gjysmë i kaurdisur, shtohen fasulja, speci djegës, domatet e konservuara, rigoni dhe erëza sipas shijes.

Vazhdohet me kaurdisje derisa të zbuten të gjithë përbërësit. 5.

Në mbushjen e përgatitur me mish shtohet patatja dhe përzihet ngadalë. 6.

Në torpila derdhet mbushja e përgatitur dhe pastaj ato mbështillen e bëhen rolladë. Ju beft mire!! http://tegatuajm. com/


Fjalet kyqe : gjellera  tortilla  mbushura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si ti vendosim ullinjet turshi ne kushte shtepie!
Edukata e ngrënies
Supë me hithra një recetë e shpejtë