Torte zebra me karamel
Torte zebra me karamel

Torte zebra me karamel

Kuzhint.com

Perberesit:

4 kokrra veze,

1 gote uji sheqer,

1 gote vaj,

1 gote qumesht,

2 gota miell,

2 luge kakao,

1 pluhur paste,

1 sheqer vanilje.

puding vanilje te pregaditur sipas udhezimit ne pako

kakao dhe kanell,

Pergaditja:

Se pari kallepi ku do te piqet embelsira duhet te lyhet me yndyre dhe te permillet.

Pastaj tundim vezet me sheqer dhe sheqer vanilje derisa te shkrihet sheqeri dhe pastaj shtojme vajin, qumeshtin dhe miellin e perzier me pluhur paste dhe perziehet me tel kuzhine ngadale qe te mos bie masa e brumit.

Kete brume e ndajme ne dy pjese, ku njeres i shtojme masen e kakaos dhe e perziejme mire.

Pastaj fillojme te nxjerrim brumin ne kallep me ngapak me te verdhen e mases duke filluar qe nga mesi i tepsise dhe pastaj pak nga e kafta. pasi te perfundojm keshtu me ter masen dhe nik e lekundim fare deri sa te fusim ne furre qe te piqet ne temperaturen 180 grade C per 40 minuta.

Pasi te piqet e ftohet e lyejm me masen e pregaditur me puding vanilje dhe e dekorojm me karamel te shkrir dh e pluhrosim me kakao dhe kanell.

Ju befte mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  zebra  karamel  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pilaf turk me mish qengji
Tave e shpejt me fasule dhe perime
Higjiena ushqimore- rregullat për t’u mbajtur mend