Torte me smarties e kitkat
Torte me smarties e kitkat

Torte me smarties e kitkat

Kuzhint.com

Përbërësit

    Për bazën e tortës
  • 200 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 2 vezë(në temperaturë ambienti)
  • 1 gotë qumësht (rreth 140 ml)
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak kripë
  • 125 gr gjalpë
  • 200 gr çokollatë e zezë
  • Për mbushjen
  • 400 gr çokokrem ose Nutella
  • 200 ml pana e freskët
  • Për zbukurimin
  • 12 pako çokollatëKitkat
  • 400 gr çokollata të vogla M&M’S
  • 200 gr mashmallows

Përgatitja e tortësNë një enë shkrijmë gjalpin me çokollatën dhe i lemë të ftohen. Në një enë hedhim vezët dhe sheqerin dhe fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik (nëse keni robot elektrik/planetaria mund të përdorni fare mire atë).

Vezët duhet të rrihen derisa masa të fryhet.

Ulim shpejtësinë e rrahëses dhe shtojmë ngadalë gjalpin me çokollatën.

Më pas shtojmë ngadalë miellin e majanë duke e alternuar me qumështin. Hedhim masën e përgatitur në një tavë të rrumbullakët ( me diametër 24cm) të lyer paraprakisht me pak gjalpë e miell qe të mos ngjitet. Ëmbëlsirën e pjekim në 160/180 � C përreth 30/40 minuta (siç e kemi thënë më parë pjekja varet nga furra, duhet ta provojmë pjekjen me një majë thike ose një shkop të vogël).

Pasi është pjekur nxjerrim ëmbëlsirën dhe e lemë të ftohet. Fillojmë e përgatisim mbushjen.

Shkrijmë pak çokokremin dhe e bashkojmë me 200 ml pana të rrahur paraprakisht. Presim tortën në mes horizontalisht dhe e mbushin me kremin.

Më pas e lyejmë edhe sipër e anash me krem.

Pasi e kemi lyer komplet me krem fillojmë me zbukurimin.

Vendosim vertikalisht rreth e qark tortës çokollatat kitkat.

Në fund mund ti lidhim me një fjongo për të qenë më të sigurt.

Sipër i vendosim mashmalloës të përzier me smarties. Torta është gati për festën.

Ju bëftë mirë!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  smarties  kitkat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 MISHË VIÇI I TERUR
Pite me miellë misri
Tavë me spinaq