Torte me shije shume te mire nga tegatuajm
Torte me shije shume te mire nga tegatuajm

Torte me shije shume te mire nga tegatuajm

Kuzhint.com

Perberesit ;

200gr miellë,

100gr sheqer pluhur,

100gr sheqer normal,

6 vezë, 230gr gjalp ne temperature ambjenti,

50gr kakao,

12gr pluhur pjekes,

1 sheqer vanilje.

Perbersit per kremin;

2 pako me pluhur past te vaniljes, 150 ml qumesht te ftoht, 150 gr rrushe te bardhë te terur.

Per dekor;

qokollad te grir ne rende, 1 babane, 1 gote boronica.

Pergaditja e pandispanjes;

Rrahim si fillim te bardhat e vezeve me 100gr sheqer normal derisa te formohet nje krem kompakt qe te mos bjere nga ena.

Ne nje tjeter ene tjeter rrahim gjalpin me sheqerin pluhur derisa te formohet nje perberje kremoze.

Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve duke patur kujdes te mos shtojme te verdhen e dyte, nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga masa.

Perberja perfundimtare duhet te rezultoje ne formen e nje shkume.

Ne nje ene tjeter, sitim miellin, kakaon dhe pluhurin pjekes duke i bashkojm te gjitha shume mire.

Shtojme gjysmen e kesaj perberje ne kremin e gjalpit, vezeve dhe sheqerit dhe e perziejme mire nga lart poshte me tel kuzhine ne menyre qe masa te mos humbe volumin e saj.

Shtojme edhe gjysmen tjeter te miellit gjithmone duke e perziere dhe ne fund shtojme edhe kremin e te bardhave te vezeve duke e perziere me te njejten delikates.

E hedhim brumin ne nje tave te rrumbullaket (ose katrore, si te deshironi) te lyer me pak gjalp dhe miell, e nivelizojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170 grad per 45-50 minuta.

Duhet te kemi kujdes qe gjate kohes se pjekjes te mos e hapim asnjehere furren, pasi ne kete menyre pandispanja do te humbiste volumin e saj.

Kur pjekja te kete perfunduar, e leme akoma edhe 10 minuta ne furren e fikur, e leme te ftohet.

Pergaditja e kremit;

Ne nderkoh marrim kremin e pregaditur nga perbersit e mesiperm ku; 2 pako me pluhur paste te vaniljes i krmi rrah me 150 ml qumesht te ftoht me mikser derisa eshte trashur masa pastaj i kemi hedhe edhe 150 gr rrushe te bardh te terur, dhe te perziera mir i vendosim mbi pandispanjen e ftohur ku dhe ne fund e dekorojm me qokollad te grir ne rende, boronica dhe babane te prera ne feta.

Ju befte mire!


Fjalet kyqe : embelsira  torte  shije  shume  mire  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha te bute me mishe pule
Shtrudlle me xhem kumbulle
Pitalka për iftar