Torte me reqel kajsie
Torte me reqel kajsie

Torte me reqel kajsie

Kuzhint.com

Përbërësit: 250 g çokollatë e zezë 100 g gjalpë 100 g miell 150 g sheqer 6 vezë 150 g reçel kajsie 1 dl pana 1 peciv 1 vanil Përgatitja: Shkrini në banjëmari 150 g çokollatë të zezë të copëtuar.

Kur të ketë shkrirë, bashkojeni më gjalpë.

Mbajeni flakën të ulët, ndryshe çokollata do të ziejë.

Përziejeni vazhdimisht, derisa përbërësit të shkrihen mirë me njëri-tjetrin.

Ndani të bardhën e vezës nga e verdha.

Nëpërmjet një rrahësi punojeni të bardhat e vezëve deri sa të bëhen shkumë, shtojini 1 peciv dhe1 vanil.

Rrihni në një tas tjetër të verdhat me sheqerin, derisa të bëhet një masë kompakte. Shtoni miellin në lëngun e çokollatës me vezët dhe përziejeni mirë, shto pak nga pak edhe marengën. brumin hidheni në tepsi me forma te rrumbullaket, ku më parë keni vënë një letër furre pak të njomur me vaj. Piqni në furrën e ngrohur me 180 � për rreth 40 minuta.

Lëri të ftohet dhe ndahne ne dy pjese te barabarta.

Lyeni sipërfaqen e njërës prejpeteveme reçel kajsie dhe pastaj vërini sipër peten tjetër.

Shkrini në banjëmari pjesën e mbetur të çokollatës me gjithë panën dhe lëreni të ftohet për 15 minuta në frigorifer.

Rriheni me rrahës elektrik derisa të bëhet krem dhe pastaj lyeni me të tortën. Ju befte mire.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  reqel  kajsie  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Nje diet 3 diteshe per ti humbur 2.5 kg
Ëmbelsirë me molla të ferguara
Sallam çokollate