
Torte me qokollad
Kuzhint.comPërbërësit për petën: 150 gr margarin 6 ve 150 gr qokoladë kuzhine 150 gr sheqer pluhur 150 gr miell 1 pluhur për pjekurina 3 lugë qumësht 1 lugë ujë Për fillin: 150 gr marmeladë kajsie Glazura: 150 gr qokoladë 50 gr margarin 3 lugë ujë 3 lugë sheqer 2 lugë vaj Përgatitja: Shkrijmë qokoladën me një lugë ujë në temperaturë të ulët.
Pastaj shtojmë margarinën dhe përziejmë deri sa të shkrihet margarina. Ndajmë të kuqet e vezëve dhe i rrahim me sheqer pluhur. Kur të trashen i shtojmë qokoladën e shkrirë.
Të bardhat e vezëve i rrahim deri sa të formohet shkumë. Pastaj i shtojmë miellin dhe e përziejmë ngadal me lugë(jo me mikser).
Përziejmë mirë që mos të mbeten kokrra.
Këtë masë e përziejmë me masën me qokoladë.
E qesim në tepsi dhe e pjekim rreth 25 minuta në 180*C.
Kur të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lejmë që të ftohet 10-15 minuta.
Pastaj e lagim me 3 lugë qumësht të ngrohtë. E prejmë petën horizontalisht dhe e leyjmë me marmeladën e kajsive të përzier me rum dhe të ngrohur pak. Glazura: Nxejmë ujin me sheqer dhe i shtojmë qokoladën e coptuar dhe margarinën.
Përziejmë mirë deri sa të shkrihet qokolada. E largojë nga zjarri dhe i shtojmë 2 lugë vaj.
Me këtë e lyejmë tortën përmbi.
Fjalet kyqe : embelsira torte qokollad
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Revani me kos

Picë shtëpie nga Bardhe Buçaj
