
Torte me puding
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
250 gr Margarine, 200 gr Sheqer, 250 gr Miell, 4 Ve, Gjysem pako pecive (bakin), 2 Pako puding me shije vanille, 750 gr Qumesht, 120 gr Sheqer, 600 gr Schmand, 2 Kompot qershiash ne kavanoz, 36 gr Puding me shije vanille ose TortengussPregaditja e recetës :
Nga margarini, sheqeri, mielli, vezet dhe peciva e bejme brumin.
Pastaj e derdhim ne tepsi te lyer me vaj.
E shtrim mire dhe e vendosim ne furren e paranxehur 200 Grad 10 deri 15 minuta qe te piqet.
Perderisa eshte duke u pjekur brumin ne furre, marrim pluhurin e pudingut, qumeshtin dhe sheqerin i hedhim ne nje tenxhere dhe pergadisim pudingun.
Pasi te jete gati pudingu e largojme nga zjarri dhe ia hedhim schmand-in.
E perzim me tel kuzhine tere masen.
Nxerrim tepsin nga furra dhe ia hedhim tere masen e parapergaditur e rrafshojme mire dhe prap e vendosim tepsin ne furre per 10-15 minuta.
Te largohet nga furra per tu ftohur.
Kompotin e qershiave e kullojme.
Hedhim siper tortes qershiat e kulluara ndersa me lengun e tyre e hedhim ne tenxhere e perziejme me pudingin dhe e ziejme deri sa te trashet masa.
Pasi te jete trashur e largojme nga zjarri dhe e hedhim siper qershiave qe i kemi vendosur siper tortes. (Nese masa duket shume e trashe mund ti shtoni uje deri sa te arrine masen e deshiruar).
Nese perdorni pakot nga tortenguss, pergaditjen e beni siq shkruan ne pako.
Fjalet kyqe : embelsira torte puding
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Ëmbelsirë fantazi

Kuleqë me petë
