Torte me krem limoni
Torte me krem limoni

Torte me krem limoni

Kuzhint.com

PERBERESIT PER BRUMIN:

*250 gr Buter (gjalp),

*125 gr Sheqer,

*300 gr Miellë,

*1 Vezë,

*1 Prise kripë,

*1 luge kakao.

PERBERESIT PER KREMIN:

*8 Vezë,

*600 gr Sheqer,

*250 ml Leng limoni,

*80 gr Miellë,

*1 Pako puding me shije vanille,

*Sheqer pluhur.

PERGADITJA;

Ngrohim furren ne 180 �C.

Per brumin marrim buterin e rrahim me sheqeri pastaj ia shtojme vezen.

Perzim miellin me kripin e qesim te buteri dhe e ngjeshim brumin.

Marrim tepsin e mbulojme me leter per pjekje.

Qesim brumin ne tepsi dhe e lem te pjeket ne furre per 15-20 minuta pastaj e largojme nga furra e lem te ftohet.

Per kremin ndajme vezet.

Rrahim me mikser te bardhat me sheqerin.

Pastaj rrahim edhe te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit.

Lengun e limonit e perzime me pudingun dhe miellin dhe e qesim te masa me te verdhat e vezeve dhe ne fund ia shtojme edhe te bardhat e vezeve te rrahura.

Derdhim kremin mbi brumin e pjekur e rrafshojme dhe e vendosim prap tepsin ne furre per tu pjekur edhe 35 minuta deri sa kremi te forcohet.

Torta te ftohet ne temperatur dhome.

Para servimit te pritet ne trekendsha dhe mbi te i qitet sheqer pluhur dhe feta limoni.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  krem  limoni  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pije e përgatitur në shtëpi për të humbur peshë
Kek me portokall
Supë peshku me perime