
Torte me krem dhe banane
Kuzhint.comPerberit: * 7 vezë * 220 g sheqer * 100 g miell * 320 g çokollatë për zierje * 250 g gjalpë * kripë * levorja e nje portokalli * 1 qokollad te barshe ne rende * banane te qeruara dhe te prera ne feta. Përgatitja: Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë.
Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë.
Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë si dhe levorja e nje portokalli.
Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm).
Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C. Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta.
Kësaj mase i shtohen 240 g çokollatë dhe miksohet.
Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet.
I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet.
Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta.
Pesë disqet lyhen me masën ne çokollad dhe renditen njëra mbi tjetrën. Çokollata shkrihet në avull.
Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet.
Pritet në pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-çokollad dhe banane te qeruara dhe te prera ne feta.
Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me qokollade Ju beft mire!
Fjalet kyqe : embelsira torte krem banane
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Pite e veqant e zbuluar

Laknor me miellë misri (kallamojt) nga Xhani Kurtishi
