
Torte me kokos që nuk pjeket
Kuzhint.comPërbërësit:
280 g prezle(buk e thermuar),
100 g mielle të kokosit,
1 lugë gjelle me Gjalpë,
100ml Qumësht,
2 lugë gjelle me sheqer pluhur,
Kremi per torten:,
2 qese me buding vanilje,
1 lugë gjelle nisheste,
1 liter qumësht,
120 g sheqer,
150 g mielle kokos,
1 pako me zelatine,
kokos për spërkatje,
Përgatitja e tortes:
Ne nje en plastike e qesim buken e thermuar (prezlen) pastaj ia shtojm kokosindhe sheqerin dhe i përziejm.
Pastaj ia qesim edhe qumështin e vakët
Ne anen tjeter e shkrijmt edhe gjalpin dhe e lem te ftohet pak.
Kur te shkrihet gjalpi tashmë pothuajse të ftohur marrim dhe e shtojm ngadal tek masa.
Marrim nje tepsi në diametër 24 cm dhe ia shtrojm nje letër duke e lyer pak me yndyrë e qesim masen e fituar e rrafshojm mire dhe e vendosim per tu ftoh ne frigorifer deri sa tëpergatitim kremin.
Për pergatitjen e kremit marrim rreth 800 ml qumësht, sheqerin dhe kokosin i qesim ne nje tengjere per ti zier pastaj e hedhim pluhurin e budingut dhe nishesten te tretur me pak uj dhe e qesim tek përzierja me qumesht.
Ziejm pudingun me qumësht të nxehtë ne shporet derisa masa të trashet.
Pasi te jet trashur pudingu tengjeren e lem mënjanë per te përgatitë edhe xhelatinën.
Tretim xhelatinën në një tas të vogël me 4 lugë ujë të vakt per 10-20 sekonda pastaj ia shtojm asaj pak krem dhe e përziejm mirë dhe tani masen e fituar e perziejm me pudingun mirë dhe pastaj e derdhim siper mbi pjesen ne tër sipërfaqen e tepsis.
Torta e perfunduar ftohet ne frigorifet derisa krem te është ngurtësuar plotësisht, dhe pastaj e sperkasim me nje sasi te vogël me kokos.
Fjalet kyqe : embelsira torte kokos pjeket
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte me kakao

Qofte shtepije nga Flamur Gashi
