
Torte me kikirika
Kuzhint.comTorte me kikirika
Perbersit per kremin:
=550 ml ajke e embel,
=320 gr cokollate per zierje,
=150 gr cokollateme qumesht,
=100 gr kikirik te pjekur dhe te grir.
Perbersit per pandispanjen:
=4 vezë,
=4 luge ujë,
=100 gr sheqer,
=85 gr miellë,
=35 gr nisheste,
=20 gr kakao,
=1 pluhur per pjekje,
==Shurupi:
=6 luge sheqer,
300 ml qumesht.
Udhezimet:
Se pari zihet kremi.
Ne nje ene qitet ajka e embel dhe ngrohet.
Kur te jete ngrohur mjaftueshem (jo te vloj) largohet nga zjarri, i shtohet cokollata e coptuar dhe perzihet derisa te shkrihet cokollata.
Kur tretesira te jete ftohut i qesim cokollatezat toffife te coptuara dhe e perziejme.
Ky krem lihet te ftohet per 3 ore ne frigorifer
Pastaj i shtohen kikiriket e coptuar dhe e perziejme.
Ndajme te verdhat nga te bardhat e vezeve.
Te bardhat tunden me sheqer ne shkume te forte, pastaj shtojme ujin dhe te verdhat nje nga nje duke e perzier.
Pastaj shtojme miellin me pluhurin per pjekje, kakaon dhe nishesten dhe perzihet tani me luge.
Masen e qesim ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje me madhesi 24 cm per 20 minuta ne 180 grade.
Pasi te jete pjekur dhe ftohur e largojme embelsiren nga kallepi dhe e prejme ne 4 shtresa te njejta ( mundet edhe me pet te gateshme me u maru).
Per shurupin e karamelizojme sheqerin (e nxehim ne ene derisa te shkrihet sheqeri dhe te merr ngjyre te kuqrremt), dhe pastaj i shtojme qumeshtin dhe e perziejme derisa te shkrihet masa e sheqerit e ngurtesuar e cila me vlimin e qumeshtit shkrihet teresisht.
Shurupi lihet te ftohet.
Me kete qumesht te karamelizuar (shurupin) e lagim shtresen e pare te tortes, pastaj 1/3 e kremit, pastaj shtresa e dyte e tortes lagim me shurupin e pastaj e kremit dhe pastaj shtresa e trete dhe shurupi e pastaj kremi i mbetur.
Pastaj torta lyhet me kremin e mbetur me qokollade persiper.
Torta duhet te qendroj per 3 ore ne frigorifer dhe pastaj te sherbehet.
Ju befte mire!!
Fjalet kyqe : embelsira torte kikirika
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Rafaelo prej patateve

Pogaçe me form te lules nga Alba.
